Të fundit

Abdixhiku konstruktiv e Kurti me ofendime

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka listuar argumente të bollshme për të dëshmuar dështimin e Kurtit në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Pas ofendimeve të Kurtit, Abdixhiku iu kundërpërgjigj duke i thënë se ai nuk e ka e barrën e vdekjes së njerëzve dhe të dëmtimit të vendit për vite me radhë.

“Unë nuk e kam barrën që kanë vdekur njerëz për kauzën time politike. Nuk e kam barrën që e kanë kallë një Kosovë të tërë. Nuk e kam barrën për ndonjë kauzë që e kam shkelë. Nuk e kam barrën që i kam quajtur njerëzit tradhtarë dhe që i kam rrezikuar jetën e tyre. Nuk e kam barrën që i kam hangër të gjitha qershiat një nga një. Nuk e kam barrën që e kam rrezikuar vendin dhe të ardhmen e vendit për shumë vite. Unë jam shumë i qetë në këtë drejtim por, pse ti duhesh ta ballafaqosh vetën e të kaluarën tënde, kjo është brengë për ty se si e ballafaqon vetën dhe kauzën tënde me këtë përfundim të pa dinjitetshëm të pozicionit politik. Tani, dëgjo mirë se po duhet të kalojnë dhjetë vite për të kuptuar se obligimet ndërkombëtare janë obligime shtetare”.

“Dëgjo mirë se, vetëmeanxhimi i komunitetit serb, sipas instrumenteve të BE-së është vetëmenaxhim sipas kartës për vëtqeverisej lokale është autonomi, dhe statusi politik për Kishën Ortodokse Serbe është status politik. Këto janë brengat Albin Kurti, dhe jo ofendimet që i bën ndaj meje, sepse ato nuk kanë fare rëndësi. Koha kur VV ka pasur dorë në LDK ka vdekë, andaj brengosu pak për rrethin tënd në subjektin tënd se cfarë po mendojnë, se ndoshta të përsëriten edhe një herë zgjedhjet lokale dhe nëntë komunat që i kemi sot, me të cilat të përshëndesim”.

Abdixhiku, ka theksuar se në mungesë të argumenteve e përballjes politike mbi këtë temë jetike për të ardhmen e vendit tonë, Kurti ofron të vetmen gjë që di të bëjë – ofendimin individual.

“Shkolla e vjetër politike, e ofendimit, përçarjes e mashtrimit – e vet popullizmit, po merr fund. Siç ju kemi thënë: Asociacioni është në Nenin 10. Të tjerat ishin shfaqje të popullistëve deri në pushtet. Siç po ju themi, ka më shumë se kaq: Vetëmenaxhimi si e drejtë autonome e Kisha Ortodokse si status politik janë në Nenin 7. Të tria bashkë tani janë kritere të pandryshueshme dhe obligative të anëtarësimit të Kosovës në BE”, ka thënë Abdixhiku.

Sot, Abdixhiku, gjatë seancës ka deklaruar se Kurti ka sjellë një marrëveshje të dëmshme për Kosovën dhe të favorshme për Serbinë.

Ai ka nënvizuar se Kosova duhet të përmbyllte një marrëveshje finale me Serbinë dhe me njohje reciproke.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci