Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar pasi sot, “akademiku i LDK’së eskaloi sot në Kuvend”.
Fjala është për deputetin i LDK-së, Kujtim Shala, i cili sot u dëgjua duke e sharë kryeministrin e Kosovës, në seancën e Kuvendit, transmeton Paparaci.
“Phu t’q*fsha tradhtarin e nanës”, ishin fjalët e thëna nga Shala në drejtim të Kurtit.
Ndërkohë sipas Mushkolajt, Shala ka ndërtuar karrierë politike pas ndihmës nga partia, e cila i ka dhuruar tituj nga institucioni që tradicionalisht e kontrollon..
“Sa pak iu duhet, me kallxu çfarë janë përnime. Me kallxu qysh kanë ndërtu karrierë politike të ndihmuar nga titujt që ua jep institucioni tradicionalisht i kontrolluar nga partia”, shkroi ai në Facebook.
