Të fundit

Gjykata e shpall fajtor kryetarin e Klinës

Gjykata Themelore në Pejë sot ka shpallur fajtor kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezaj, për veprën penale konflikt interesi.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë bëhet e ditur se Elezaj është dënuar me 4 mijë euro gjobë nga gjykata

Elezaj u dënua për shkak se në vitin 2018 kishte ndikuar që vajza e tij të punësohej në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjarë në komunën ku ai e udhëheq.

“Me datë 20.02.201, si person zyrtar në cilësinë e kryetarit të Komunës së Klinës  e ka ditur se vajza e tij ka për të aplikuar në pozitën mjeke e praksës së përgjithshme në QKMF, ka marr pjesë personalisht në çështjen zyrtare – administrative duke marr vendim me të cilin ka formuar komisionin për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës bazuar në konkursin e publikuar me datë 02.02.2018, për pozitën “Mjek i praksës së përgjithshme” (një ekzekutues), në atë mënyrë që komisioni në fjalë, e ka përzgjedh vajzën e të pandehurit si më të suksesshmen duke e punësuar te njëjtën si mjeke të praksës së përgjithshme në Qendrën e Mjekësisë Familjare”, shkruhet në njoftimin e Gjykatës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci