Xhudistja kosovare, Flaka Loxha ka arritur në raundin e tretë të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Gjeorgji.
Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Loxha arriti të mposhtte në raundin edytë gjermanen, Seija Ballhaus me waza-ari.
Në raundin e tretë, Flaka Loxha do të përballet me xhudisten nga Serbia, Marica Perisic.
Loxha e kishte të lirë raundin e parë, të cilin e kaloi pa luftë.