Drejtori i sportit në Prishtinë dhe Drejtori i Ligës Unike, Granit Rugova përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se lagjës Bregu i Diellit i është shtuar një kënd i lojërave dhe fitnesit.
“Kënaqësi e jashtëzakonshme të shohësh buzëqeshjen në fytyrat e këtyre fëmijve të mrekullueshëm – kur shohin se lagjes së tyre në Breg të Diellit i është shtuar një kënd fantastik i lojërave dhe fitnesit”, është shprehur ai.
Rugova tha se misioni i tyre për përhapjen e sportit në të gjitha lagjet e Prishtinës po vazhdon me sukses
