Nën tingullin e bilbilit të ndeshjes, Willie Collum, ka filluar takimi mes Izraelit dhe Kosovës.
Me moton “Kosova në Evropian”, “Dardanët” kanë nisur realizimin e ëndrrës drejt kualifikimit në Evropianin që do të mbahet në Gjermani.
Kjo është ndeshja e parë për sa i përket ciklik kualifikues, ndërsa pas tre ditësh Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e radhës, ku do të pres në shtëpi Andorrën.
Përzgjedhësi Alain Giresse ka vendosur të futet në këtë ndeshje me formacionin 4-3-3, ku prin treshja sulmuese: Muriq, Zhegrova e Rashica.
Në kualifikimet për Kamapionatin Evropian, Kosova ndodhet në Grupin I së bashku me Izraelin, Andorrën, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Zvicrën.
Ndeshja mes Izraelit dhe Kosovës transmetohet në platformën ArtMotion dhe DigitAlb.
