Të fundit

Momenti kur dëgjohen krismat e kallashnikovit afër shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”

Para pak minutash në transmetim direkt të reality’show “Big Brother VIP Albania” janë dëgjuar disa krisma të armëve.

Gjatë kohës që ishin duke biseduar Qetsori, Kristi dhe Nita në oborr u dëgjuan krismat e armës, ku më pas banorët u thirrën që të hynë brenda.

 

@albaniakrime #albaniakrime ♬ Powerful cinematic orchestra [war] – Sino

Ndërkohë më pas, Policia e Shqipërisë njoftoi se ngjarja ka ndodhur, rreth orës 01:00, në Mëzes, ku në rrethana ende të paqarta, persona të paidentifikuar kanë qëlluar ndaj ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka ndërruar jetë roja i objektit, një shtetas 60-vjeçar punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe sekuestrimin e provave që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve). Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve”, njoftoi Policia e Shtetit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci