Të fundit

Rikthehet superliga në basketboll, Rahoveci-Prishtina ndeshja e ditës

Art Motion Superliga e Kosovës do të rikthehet sot pas dy jave pauzë për shkak të ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës.

Xhiroja e 12-të do të hapet me ndeshjen mes Golden Eagle Yllit dhe RC Cola Dritës. Ylli i cili është përforcuar së fundmi me Henrik Sirkon do të tentojë fitoren për të marrë kreun e tabelës ndërsa Drita do të tentojë të marrë fitoren e parë në ligë.

Ndeshja e dytë për ditën e sotme do të zhvillohet mes Rahovecit dhe Sigal Prishtinës. Rahoveci nuk ka arritur akoma një bilanc pozitiv të ndeshjeve dhe gjendet në pozitën e parafundit në tabelë ndërsa Prishtina zë vendin e katërt. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 19:00.

Xhiroja e 12-të do të vazhdojë edhe nesër me ndeshjen në mes Trepçës dhe Bashkimit. Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00.

Dy ekipet shënuan fitore në xhiron e kaluar. Trepça mposhti Pejën ndërsa Bashkimi mundi Rahovecin.

Momentalisht Trepça ka vendin e parë në tabelë ndërsa Bashkimi me tre pikë më pak gjendet në pozitën e gjashtë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci