Shkruan: Halil Matoshi
Guxo!, e thuej Presidente!
Samiti i Demokracise, në Holandë nën patronatin e presidentit Jo Biden, âsht ngjarje ku gratë e burrat e shteteve kanë mundësi me dëshmu sy bote me shembullin personal, se cila âsht gjendja e lirisë së shtypit në akëcilin vend.
Me padurim po pres me e ni Presidenten Vjosa Osmani se çka ka bâ ajo personalisht në avansimin e njânës prej lirive themeltare dhe shtyllës së demokracisë!?
* A ka me folë për kercënimet e burrit të saj ndaj medias, të cilat i cilësoi filiala të krimit të organizuar?
* A ka me tregu njashtu se edhe shefi i stafit të kryeministrit i ndërlidhi mediat me krimin e organizuar?
* A ka me e përmend raportin e Departamentit amerikan të Shtetit (DHASH) dhe raportin e Organizatës Human Rights Watch (HRW) që tha se “Deklaratat e Prindon Sadriut dhe Luan Dalipit rrezikojnë të krijojnë mjedis armiqësor për gazetarët.”
* Po raportin e Freedom House që thotë se “Mjedisi mediatik në Kosovë pjesërisht i lirë – ndërhyrje nga politika e korrupsion.”
* A ka përgjegje ajo pse simas raportit vjetor “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve”, për vitin 2022 nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, gjendja e sigurisë së gazetarëve vazhdon të jetë e rëndë dhe numri i sulmeve në drejtim të gazetarëve ka shënuar rritje nga 29 në vitin 2021, ka shkuar në 33 në vitin 2022?
Go on, Zoja Presidente! Jepi! P.S. Presidentja paska folë “për Shkup e Shkodër” e për Ukrainë, por asnji fjalë për lirinë e shprehjës. Kosova pa përaqësim në këtë temë!!!
