Faqja e njohur e futbollit “433” nëpërmjet një postimi në profilin e saj zyrtar në “Instagram” ka publikuar pamjet e ndeshjes në mes Përmetit dhe Labërisë.
Në pamje shihet fusha e futbollit në Përmet e cila nuk plotëson as kushtet minimale për lojë.
Faqja ka ironizuar me pamjet duke shkruar : “Fusha duket fantastike, le të luajmë”. Poashtu në postim është etiketuar edhe Klubi i Labërisë.
View this post on Instagram
Labëria dhe Përmeti zhvillojnë ndeshjet në Kategorinë e Dytë të Futbollit Shqiptarë.
