Të fundit

Sherr mes nxënësve në shkollë, 15-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin

Një sherr mes të rinjve përfundoi në përdorimin e armëve të ftohta këtë të enjte në një shkollë të Paskuqanit në Kamëz.

Dy 15-vjeçarë, nxënës në shkollën “Jashar Hoxha” janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin.

Nuk dihen shkaqet e përplasjes mes adoleshentëve, ndërkohë që policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes. Shoku i tij ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Një tjetër sherr me thika mes adoleshentëve ndodhi mbrëmjen e kaluar në kryeqytet, në zonën e Komunës së Parisit.

Një 20-vjeçar i identifikuar si A. Beta goditi me mjet prerës 19-vjeçarin E. Tuçe. Si pasojë e konfliktit, Tuçe ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi në një qendër lojërash kompjuterike në rrugën “Bilal Golemi”, ndërsa pas sherrit policia gjeti dhe arrestoi autorin.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci