Të fundit

Krasniqi: Në Marrëveshjen e Ohrit flitet për autonomi politike për serbët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se me Marrëveshjen e Ohrit, nuk bëhet më fjalë për Asociacion të komunave me shumicë serbe, por për autonomi politike. Sipas Krasniqit, Marrëveshja s’i plotëson as kërkesat e as pritjet e Kosovës, ndërsa ka thënë se për këtë qasje në dialog fajtor dhe përgjegjës është kryeministri Albin Kurti.

“Presioni ndërkombëtar është rritur me qasjen ‘merre ose lëre’. Kjo është marrëveshje e pamjaftueshme për Kosovën, marrëveshje që s’i plotëson as për afërti as pritjet e as kërkesat e Kosovës. ‘Lëre’ është shumë keq, por do e mirëkuptoja po të thoshte Kurti ‘më falni kam gabuar rrugës’. Nuk mund të sillesh me aq shpërfillje, me atë mungesë të koordinimit në raport me njerëzit që të kanë mbështetur dhe të thuash tash e kemi ndërruar situatën. Ne s’po flasim për Asociacion fare, po flasim për Autonomi politike potencialisht për komunitetin serb”, ka deklaruar deputeti i partisë opozitare.

Krasniqi ka theksuar se Kurti s’po arrin as ta sqarojë çka është vetëmenaxhimi, e kur po tenton “po bëhet qesharak”.

Ai ka thënë se suksesi i vetëm i kësaj qeverie në raport me Serbinë është se kanë arritur ta ndërrojnë termin nga “vetëqeverisje” në “vetëmenaxhim”.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci