Të fundit

Kurti ua shtrenjton dy herë energjinë elektrike qytetarëve, vazhdon t’ua paguaj serbëve në veri

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka miratuar të enjten planin për rritjen e tarifave të çmimit të rrymës për 15 për qind, që do të nisë nga 1 prilli, raporton Paparaci.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike ishte ndryshuar edhe vitin e kaluar, pra në dy vjet qeverisje të Albin Kurtit.

Dikur Kurti thoshte se çmimi i energjisë elektrike është i lartë dhe premtonte që kur të vinte në pushtet do të ndryshonte, në fakt ndodhi e kundërta.

Tani kur po hyjmë në vitin e tretë të qeverisë me në krye Albin Kurtin, qytetareve të Kosovës fatura e energjisë elektrike do tu vije më shtrenjtë se deri tani, por jo edhe për serbët që jetojnë në veri të vendit.

Në veri askush që nga paslufta nuk paguan enegjinë elektrike të shpenzuar, ani pse ka marrëveshje në Bruksel, ajo asnjëherë nuk është zbatuar.

Kompania “Elektrosever”, e cila, sipas Marrëveshjes së Brukselit, duhet t’i dërgojë dhe t’i mbledhë faturat për qytetarët në veri – ku shumica janë të nacionalitetit serb – nuk ka marrë ende licencë.

Nga viti 1999 deri më 2017, borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e Kosovës nga komunat në jug të Ibrit. Faturat e tyre kanë qenë më të larta për 3.5 për qind.

Megjithatë, pas ankesave të shumta, Gjykata e Apelit ka vendosur në fund të vitit 2017 për pezullimin e kësaj praktike, duke konstatuar se është e paligjshme. Vendimi më vonë është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Që nga ai aktgjykim i Gjykatës, energjia elektrike që shpenzohet nga serbët, miliona euro paguhet nga qeveria e Kosovës për rrymën elektrike të shpenzuar atje.

Më datën 26 shtator 2019, kryeministri aktual i Kosovës Albin Kurti tha se çmimi i rrymës do të ulej, ndonëse nuk mund të jepte përgjigje të saktë se sa do të ulej ai. Po ashtu, ai tha që nuk do të paguanin me buxhetin e Kosovës rrymën për ata s’e paguajnë, duke aluduar tek qytetarët në veri të Kosovës.

“Unë nuk mund ta them sot se sa do të ulet energjia elektrike por e di që Contour Global-i nuk vjen në shprehje më, ajo do të na e shtrenjtonte energjinë elektrike dhe ne nuk paguajmë me buxhetin e Kosovës për ata që s’e paguajnë energjinë elektrike, qofshin në veri ose gjetiu. Nuk mund ta kuantifikoj sot, por ne do ta synojmë uljen e energjisë elektrike sepse tepër shtrenjtë, kur rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi, shumë kemi kapacitet”, pati thënë ai.

Por kur erdhi në pushtet kjo nuk ndodhi, në janar të 2021 premtonte kjo cështje do të zgjidhej, Kurti për mos pagesën e rrymës nga serbët e veriut, fajësonte strukturat paralele të Serbisë në Kosovë.

ZRrE-ja njoftoi se rritja tarifore për 15 për qind do të jetë e vlefshme për të gjitha kategoritë.

“Për konsumatorët deri 350 kilovat rritja do të jetë 2 euro e 8 cent, mbi 450 kilovat rritja do të jetë 4 euro, për konsumatorët që kanë konsum deri në 600 kËh, rritja mujore do të jetë deri në 5 euro,  kurse për konsumatorët mbi 800 kilovat rritja 7 euro. Për ata që harxhojnë 1000 kËh, rritja do të jetë 10.51 euro. Për ata që harxhojnë 1200 kËh, rritja do të jetë 13.80 euro”, kanë thënë nga ZRRE-ja, në mbledhjen e sotme.

Hera e fundit, kur Qeveria negocioi për energjinë me Serbinë ishte qershori i vitit të kaluar kur palët u pajtuan për një udhërrëfyes për zbatimin të marrëveshjeve të energjisë, brenda 100 ditëve, që sërish dështoi të zbatohej. Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci