Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta.
Në njoftimin e tyre thuhet se në disa vende do të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Dita e shtunë parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në vlerat e minimaleve, derisa ato maksimalet priten të jenë tipike pranverore. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales”, thuhet në parashikimin e IHMK-së.
