Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar tre persona në Ferizaj, pas lajmërimit se është duke ndodhur një vjedhje në një garazhë.
Në komunikatë thuhet se M.E., 21 vjeçar, S.A., 17 vjeçar dhe E.S., 16 vjeçar janë arrestuar pak metra larg vendit të ngjarjes.
Si prova materiale janë sekuestruar një pako me kabllo elektrike, tri palë atlete ndërsa tek i dyshuari madhor M.E janë gjetur: një qese me substancë të narkotikëve dhe para të gatshme 500 euro të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
