Të fundit

Në FFK nis takimi i klubeve të futbollit, diskutohet mos-licencimi i federatës

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës ka nisur takimi i drejtuesve të klubeve të futbollit nga Superliga e Kosovës dhe Liga e Parë.

Temë e diskutimit do të jetë çështja e moslicencimit të FFK së, si pasojë e së cilës klubet nuk po mund të marrin vërtetimet nga ana e Ministrisë së Sportit për përfitime financiare nga Ligji i Sponsorisimit, raporton kp.

Klubet tash e disa javë janë duke bërë pëprjekje për të gjetur një zgjidhje rreth kësaj situate pasi po futen në krizë të thellë financiare.

Bojkotimi i garave është njëra nga opsionet që do të diskutohet në këtë takim të klubeve, gjë për të cilën ka pasur kundërshtime rreth këtij diskutimi nga drejtues të disa klubeve të Superligës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci