Të fundit

Hamza: Zgjedhjet ishin të pabarabarta, u përdor paraja publike

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës, për realizimin e qetë e të rregullt të procesit zgjedhor të 7 qershorit.

Gjatë një konference për media, Hamza tha se PDK ka pritur rezultat më të lartë, megjithatë shtoi se partia që ai udhëheq po pret rezultatin e përgjithshëm.

“Unë i uroj të gjithë partitë politike për rezultatin, ka qenë një proces në vazhdën e disa proceseve zgjedhore, për PDK-në rezultati është ky që është, sigurisht që kemi pritur më shumë, kemi mundur më shumë. Nëse i referohemi vendeve në Kuvendin e Kosovës, unë pres që numri i deputetëve të jetë pak më i madh sesa ka qenë në mandatin paraprak, megjithatë ne po presim përfundimin e procesit zgjedhor”, u shpreh Hamza. “Zgjedhjet kanë qenë të lira, mirëpo nuk kanë qenë të drejta. Kanë qenë të pabarabarta për shkak se është përdorur paraja publike”, tha lideri i PDK-së.
Ndër të tjera, Hamza theksoi se abstenimi i qytetarëve për të dalë e të votuar, sipas tij, është mesazh i qartë.

Po ashtu ai tha se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme këtë vit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci