Aktori i humorit, Donald Veshaj njëherish banor i shtëpisë së “Big Brother Vip” iu bashkanfjit që nga fillimi këtij spektakli.
Rjetet sociale të tij po menaxhohen nga vëllai i tij binjak Romeo. Kjo u bë e ditur edhe nga vet Romeo i cili herë pas here postonte video qesharake të Donaldit.
Në Instagramin e Donaldit është postuar edhe pjesa kur ai dhe Bora Zemani shkëmbyen puthje dashurie duke na lënë të kuptojmë se Romeo ishte përkrahës i dyshes.
View this post on Instagram
Situatat e krijuara së fundi ku Donaldi dhe Beatrix shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin kanë bërë bujë në medie dhe shumë nga fansat e tij u kthyen kundër aktorit.
Qysh nga dalja e Semit (mikja e ngushtë e Bora Zemanit) nga shtëpia e “BBV”, Donaldi dhe Beatrix kanë një afrimitet të madh mes tyre.

Këto pamje janë komentuar edhe gjatë netëve ‘prime’ por diçka që ra në sy të ndjeksëve është se asnjë skenë ku shihet dyshja Donald-Beatrix nuk është postuar në rrjetet sociale të aktorit.
Kjo ka bërë që të aludohet se vëllai i Donaldit, Romeo nuk është përkrahës i kësaj ‘romance’ e cila po komentohet kudo.
