Të fundit

Ismajli në formacionin e javës në Serie A

Ardian Ismajli ishte protagonist mbrëmë në fitoren e Empolit ndaj Leccees mes rezultat minimal, 1:0.

Ismajli u rikthye pas lëndimit, duke qenë njëri prej futbollistëve më të mirë në ndeshjen e javës së 28-të në Serie A.

Pas përfundimit të xhiros, “SofaScore” ka publikuar edhe vlerësimin për secilin futbollistë, ku mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka marrë pikët maksimale, duke zënë kështu vend në 11-shen më të mirë të javës në kampionatin italian.

Ismajli është vlerësuar me notën 7.6. Ai këtë edicion ka luajtur 21 ndeshje, prej të cilave 19 nga minuta e parë. Skuadra e mbrojtësist renditet në vendin e 14-të me 31 pikë.

Me kombëtaren e Shqipërisë, Ismajli numëron 30 ndeshje, duke shënuar dhe 2 gola, ndërkohë që pritet që të bashkohet me kuqezinjtë për ndeshjet e qershorit me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci