Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit.
Një person është gjetur i vdekur në objektin përcjellës të shtëpisë.
Viktima është femër kosovare dhe vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
HETIM MBI VDEKJEN
Prizren 04.04.2023 – 10:30. Raportohet se në objektin përcjellës të shtëpisë është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Paparaci.com/
