Të fundit

Prishtina fiton me përmbysje në Vushtrri

Skuadra e Prishtinës ka arritur fitore me vështirësi në Vushtrri në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Vushtrria kishte epërsinë e rezultatin nga minuta e 22-të falë golit të Henry Chibueze, deri në minutën e 83-të kur shënoi Endrit Krasniqi.

Krasniqi arriti ti shënonte të dyja golat në fitoren e Prishtinës. Fillimisht shënoi në minutën e 83-të për golin e barazimit, teksa realizoi edhe shtatë minuta më vonë për të përmbysur epërsinë e vushtrriasve.

Prishtina ka epërsinë prej një golin në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në kryqytet.

Në finale të Kupës së Kosovës, Prishtina do të takohet me fituesin e takimit mes Gjilanit e Llapit.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci