Të fundit

Basha: Asnjë trillim dhe mashtrim nuk ia zgjidh hallin Berishës

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha deklaroi sot se Sali Berisha përhap lajme të rreme për kuvendin e 18 dhjetorit.

Përmes një reagimi Basha shprehet se, asnjë trillim dhe mashtrim nuk ia zgjidh hallin Sali Berishës.

“Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD. Asnjë trillim dhe mashtrim nuk ia zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët”, shprehet Basha.

Reagimi i Bashës erdhi pas akuzave të Berishës sot nga Bajrami Curri se Basha po mblidhte firma duke premtuar poste në drejtori dhe në kabinetin qeveritar Rama.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci