Të fundit

Ligji i Pagave dërgohet në Gjykatë Kushtetuese

Ligji i Pagave sot do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se sot pasdite Avokati i Popullit do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e Pagave. Kjo pasi në këtë institucion janë paraqitur mbi 90 ankesa kundër këtij ligji.

Pas KPK-së, cilat ligje tjera të “reformës” mund t’i rrëzoj Gjykata Kushtetuese Ligji i Pagave, i cili ka hyrë në fuqi më 5 shkurt, nuk ka kapërcyer pa një debat të madh shoqëror. E ky debat, siç duket po merr edhe rrugën e vet juridike e ligjore.

Sipas një burimi brenda institucionit të Avokatit të Popullit, i cili ka thënë se këtë të premte ligji do të dërgohet në Gjykatën Kushteutese për vlerësimin e Kushtetutshmërisë së këtij Ligji.

“Institucioni i Avokatit të Popullit sot pritet që Ligjin për Pagat ta dërgon në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme. Kjo do të bëhet për shkak të numrit të madh të ankesave që kanë ardhur për këtë ligj. Deri me tani janë pranuar 90 ankesa”, ka thënë burimi i gazetës.

 

Cilat janë institucionet e sindikatat që u ankuan për Ligjin e Pagave të Avokati i Popullit?

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci