Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka habitur dëgjuesit me deklaratën e tij të fund lidhur me pyetjen nëse do të drejtonte Barcelonën ndonjëherë.
I pyetur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Villareali, Ancelotti u shpreh i bindur me përgjigjen e tij nëse do të merrte ndonjëherë drejtimin e stolit të katalunasve.
“Kurrë në jetë nuk do t’i bashkohesha Barcelonës. E pamundur. Historia ime është këtu te Real Madridi, klubi më i mirë në botë. Njerëzit më duan këtu”, ka theksuar tekniku italian.
Ancelotti është pjesë e Real Madridit që nga viti 2021, ndërkohë “Los Blancos” i kishte drejtuar edhe në periudhën 2013-2015. Me Real Madridin ai ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.
