Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve lokale që u mbajtën këtë vit.
Veliu ka komentuar edhe humbjen politike të LDK-së në Podujevë.
Ish-kryetari i kësaj komune thotë se përgjegjësia që partia e tij humbi në Llap është te lidershipi i LDK-së dhe te kandidati i këtij subjekti politik.
Zgjedhjet lokale në Podujevë i fitoi Shpejtim Bulliqi i VV-së që mposhti Ekrem Hysenin e LDK-së.
