Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles është kualifikuar në Legends Stage në Majorin e Parisit.
Pasi mposhti ekipin FaZe mbrëmë, BNE kishte mundësinë e kualifikimit direkt në fazën e legjendave.
Bad News Eagles mposhti me rezultat 2:1 në harta ekipin Gamer Legion.
Fillimisht shënuan fitore në Mirage për tu mposhtur më pas në Ancient, e në fund triumfuan në Vertigo.
Me këtë fitore, BNE është kualifikuar në mesin 16 ekipeve më të mira në botë.
