Cristiano Ronaldo nuk arriti të zgjasë serinë e tij mbresëlënëse prej shtatë golave në katër ndeshjet e tij të fundit mbrëmë, pasi skuadra e tij Al Nassr u ndal në një barazim pa gola nga Al Feih.
Superylli portugez pati disa raste të shkëlqyera në ndeshjen e mbrëmshme, por nuk arriti të gjente rrugën drejt rrjetës.
Me këtë barazim, Al Nassr bëri një gabim të madh në luftën për titull. Rivali i saj direkt për titull, Al Ittihad, fitoi 2:0 ndaj Al Wehde dhe kështu e rriti distancën e saj në tri pikë.
رونالدو بعد نهاية المباراة#الفيحاء_النصر | #SSC pic.twitter.com/qVRsRFK2iU
— SSC (@ssc_sports) April 9, 2023
Në fund, Ronaldo ishte dukshëm i mërzitur nga rezultati dhe gjithçka kulmoi me një diskutim të pakëndshëm me një nga lojtarët kundërshtar.
“Nuk dëshiron të luash, a?”, thuhet se i ka thënë portugezi njërit prej lojtarëve të skuadrës kundërshtare, pas së cilës ka nxituar në dhomat e zhveshjes.
Futbollisti legjendar ka shënuar 11 gola në 12 ndeshje të luajtura që nga mbërritja në Arabinë Saudite.
