Në pjesën e parë, më saktësisht në minutën e 41-të, mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, pati një përplasje me futbollistin e Liverpulit, Alexander Arnold, teksa të dy këta u ndëshkuan me kartonë të verdhë.
Ndërkohë në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Alexander-Arnold, deklaroi se nuk pa asgjë të keqe në përplasjen me Xhakën.
“Mendoj se ka pak zjarr në një ndeshje të tillë, nuk ka asgjë të keqe. Ai më shtyu topin, kështu që është një reagim i natyrshëm për ta kthyer atë. Ajo zgjoi turmën”, deklaroi Alexander-Arnold.
Ndërkohë në lidhje me këtë episode foli edhe ish-mbrojtësi i njohur i Liverpulit, Jamie Carragher, i cili e quajti si gjest idiotesk reagimin e Xhakës.
Xhaka did absolutely nothing wrong here. Can we stop with the stupid bullshit pic.twitter.com/MUzcw01X5T
— BEER-Rad (@ArsenalFCView) April 9, 2023
“Nuk e di pse e bëri këtë. Ishte gjest idiotesk nga Granit Xhaka. Unë thjesht nuk e kuptojë këtë”, u shpreh Carragher.
