Të fundit

Imeri flet publikisht: Urdhërdhënësi për vrasjen e vëllait tim gjendet në Hagë

Imer Imeri i cili është vëllai i aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, sonte është rrëfyer në Debat Plus, ku ndër të tjera është pyetur për marrëdhëniet e tij me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aktualisht gjendet në Hagë si akuzuar për krime lufte.

Ai tha se e falënderon Thaçit për fjalët e thëna për vëllain e tij, ndërsa u shpreh se ish-shefi i shtetit i ka bërë “be në 300 pleq” që nuk ka “gisht e as hile” në vrasjen e vëllait të tij, raporton Paparaci.

Megjithatë, ai gjatë bisedës në emision foli edhe për “urdhërdhënësin” e Haki Imerit.

“A është në mesin e urdhërdhënësve për të cilët ju ka folur juve zotëri Thaçi sot në bankën e të akuzuarve nga Gjykata Speciale?”, ishte pyetja që moderatori Ermal Panduri, ia shtroi Imer Imerit.

“Zoti Ermal, është, është, juve po iu kallëzoj”, ia ktheu ai, duke nënkuptuar se fjala është për katërshen që po mbahet në Hagë siç janë; Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci