Ministrja e Drejtësiëë Albulena Haxhiu, ka thënë se Komisioni Qednreor i Zgjedhjeve (KQZ) së bashku me institucionet e sigurisë duhet të vlerësojnë situatën për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.
Para gazetarëve, Haxhiu ka thënë se si Qeveri i binden kërkesave të KQZ-së, dhe do të mundësojnë realizimin e kërkesave të tyre.
“Sa i përket zgjedhjeve në veri të vendit tonë, ne i bindemi kërkesave të KQZ-së dhe cfarë kërkesë që ka ne e mundësojmë atë dhe është përgjegjësi e KQZ në bashkëpunim me institucionet e sigurisë që ta vlerësojnë atë”.
Lista Serbe ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri me 23 prill. Për kryeministrin Kurti refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje është “shenjë e kontrollit të Beogradit”.
