Të fundit

“Njerëzit mund të kenë nevojë për vaksinë vjetore”

Drejtori i kompanisë së famshme “Pfizer”, Albert Bourla ka thënë se ka shumë mundësi që njerëzit do të kenë nevojë për vaksina vjetore kundër virusit Covid19 për shumë vjet në të ardhmen.

Ai tha se mendon që kjo është e nevojshme për ta mbajtur “nivelin shumë të lartë të mbrojtjes”, shkruan BBC, përcjell Papraci.

Shefi i kompanisë tashmë të njohur në mbarë botën foli për BBC-në para zbulimit të variantit të ri të koronavirusit, Omicron, dhe para njoftimit të qeverisë britanike për nënshkrimin e kontratës për të blerë 54 milionë doza shtesë të vaksinës së kësaj kompanie dhe 60 milionë doza të kompanisë Moderna për dy vitet e ardhshme.

Bourla tha se kompania “Pfizer” tashmë ka përgatitur vaksina të përditësuara si reagim ndaj varianteve Beta dhe Delta, por se ato nuk kanë qenë të nevojshme. Kompania është duke punuar për një vaksinë të përditësuar për variantin Omicron, që mund të jetë e gatshme pas 100 ditëve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci