Të fundit

Prokurori jashtë vendit, anulohet gjykimi për fajde

Për shkak se prokurori i këtij rasti gjendet jashtë vendit dhe nuk mund të prezantonte në seancë, ka dështuar të mbahet gjykimi i planifikuar për këtë të enjte ndaj Fahri Rexha, Ferki Bunjaku dhe Bedri Bunjaku, të cilët po akuzohen për fajde.

Lajmi për anulimin e seancës, është bërë i ditur përmes njoftimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ju njoftojmë se seancat e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale për të akuzuarit F.R, F.B dhe B.B, për shkak se prokurori i kësaj çështje ka njoftuar gjykatën se me datë 13.04.2023, do të jetë jashtë vendit dhe i njëjti nuk mund të prezantoj në seancat e planifikuara”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit thuhet se për seancat e radhës, palët do të ftohen me ftesa të rregullta nga gjykata.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Fahri Rexha, gjatë vitit 2014 deri janar 2015, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të tani të dëmtuarit Artan Shala, dy herë i kishte dhënë para me fajde, herën e parë 50 mijë euro dhe shumën e dytë prej 70 mijë eurosh, me afat të kthimit prej dy muajsh.

Sipas aktit akuzues, thuhet se i akuzuari Rexha, të dëmtuarit Shala herën e parë i kishte dhënë shumën e parave me kamatë mujore prej 6 mijë e 500 euro, duke e shtyrë të dëmtuarin të lidhë kontratë, kinse për shitblerje të një parcele, në emër të nënës së të dëmtuarit në vlerë prej 500 mijë euro, si garancë se nëse i dëmtuari nuk arrin t’ia kthej shumën e parave i akuzuari do t’ia merrte këtë pasuri.

Me këtë, i akuzuari Fahri Rexha, po akuzohet se ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 343, par.3, të Kodit Penal.

Në dispozitivin e dytë të aktakuzës, thuhet se të akuzuarit Ferki dhe Bedri Bunjaku, nga gushti i vitit 2012 deri në janar të vitit 2015, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare po ashtu të njëjtit të dëmtuarit Artan Shala, i ka dhënë para me fajde në shumë të përgjithshme rreth 115 mijë euro me kamatë mujore prej 2 mijë euro deri në kthimin e shumës.

Tutje, sipas aktakuzës thuhet se të akuzuarit Bunjaku e kishin kushtëzuar të dëmtuarin Shala që të lidhë kontratë për shitblerjen e paligjshmërisë si në kontratën e lartë cekur si garancë nëse i njëjti nuk arrin ta paguajë kamatën dhe shumën atëherë do t’i merreshin ato paluajtshmëri, ndryshe nga i dëmtuari Shala ishin marr rreth 52 mijë euro.

Me këtë në bashkëkryerje Ferki dhe Bedri Bunjaku po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 343, par.3, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci