Të fundit

Jakup Krasniqi në gjendje jo të mirë: Avokatja kërkon largimin e tij nga seanca

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është parë në një gjendje jo të mirë shëndetësore në seancën e sotme. Kështu ka bërë të ditur avokatja e tij, Alexeëandri Alagendra.

Ajo ka thënë se nëse Krasniqi vazhdon të jetë në këtë gjendje, do të duhet të largohet nga seanca.

“Z.Krasniqi nuk ndihet shumë mirë për momentin. Mund të qëndroj edhe pak, por do të na thotë nëse mund të qëndroj. Por nëse kërkon të largohet, shpresoj të na lejohet”, tha avokatja e Jakup Krasniqit.

Në seancën e sotme po vazhdon dëshmia e dëshmitares së parë. E gjithë seanca ka qenë e mbyllur për publikun.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci