Të fundit

Vuçiq sot takohet me Dodikun, do të diskutojnë për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot në Beograd me liderin e enklavës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, të quajtur Republika Serbe, Millorad Dodik.

Sipas kumtesës së shërbimit të Vuçiqit për media, takimi Vuçiq-Dodik do të zhvillohet në vilën “Mir”, pas së cilës ata planifikojnë t’i drejtohen mediave, transmeton Paparaci.

Dje, në një postim në Twitter, Dodik ka deklaruar se me Vuçiqin do të diskutojë për situatën politike në Republikën Serbe dhe Bosnjë e Hercegovinë, si dhe për “problemet e serbëve në Kosovë”.

“Me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd do të diskutoj për situatën politike në Republikën Serbe dhe Bosnjë e Hercegovinë, si dhe për “problemet e serbëve në Kosovë dhe Metohi”. Sigurisht që do të analizojmë edhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në Republikën Serbe”, ka pretenduar Dodik në profilin e tij në Twitter./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci