Të fundit

Sekuestrohen 20 pajisje të kriptovalutave, ministrja Rizvanolli publikon fotot

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka sekuestruar 20 pajisje të paligjshme për mihje të kriptovalutave, raporton Paparaci.

Sipas saj, këto dhe zhvillime të ngjashme në komunat veriore nuk kanë të bëjnë fare me marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë siç duan të paraqesin disa.

“Është një çështje e sundimit të ligjit kundër aktiviteteve të paligjshme”, shkroi ajo në rrjetin e saj social “Twitter”, teksa publikoi disa fotografi nga aksioni policor.

Policia kishte një aksion të ngjashëm edhe të premten. Atë ditë ishin sekuestruar 174 pajisje të paligjshme për mihje të kriptovalutave në Zubin-Potok.

Policia sekuestron 174 pajisje të kriptovalutave

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci