Analisti Sadri Ramabaja është deklaruar rreth zgjedhjeve të jashtëzakonshme komunale në katër komunat veriore të Kosovës.
Sipas tij, zgjedhjet e parapara që të mbahen më 23 prill janë legjitime dhe “vazhdim i projektit të paqes”. Për Ramabajën, këto zgjedhje y imponuan nga Beogradi.
“Me urdhër të presidentit serb, deputetët e Lisëts Serbe në dhjetorin e vitit të kaluar u tërhoqën nga Kuvendi. Nga institucionet shtetërore u tërhoqën policia e këtij rajoni, por edhe kryetarët e komunave [Mitrovicë e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) bashkë me gjyqtarët serb”, shkroi ai në Facebook.
“Pasoi shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga ana e presidentes së Republikës konform frymës dhe germës së Kushtetutës dhe masat ligjore për zëvendësimin e policëve, gjyqtarëve e prokurorëve serb të larguar. Me kërkesën e miqëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtar, zgjedhjet e parapara të mbaheshin në afatin kushtetues, në dhjetor 2022, u shtynë për 23 prill 2023”, shtoi Ramabaja.
Tashmë jemi në prag të këtyre zgjedhjeve dhe përmbushjes së obligimit kushtetues për shtrirjen e pushtetit demokratik edhe në këtë pjesë të Republikës, vazhdon Ramabaja analizën e tij në Facebook.
“Në rrafshin legal çdo gjë ecën në rrugën e duhur që garanton rendi kushtetues dhe ligji.
Në pikëpyetje, nga zëra të veçantë, vihet legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve, meqë ato me kërkesën e Beogradit, po i bojkotn Lista Serbe dhe pritet pjesëmarrje e ultë e elektoratit serb në këtë proces demokratik. Legjitimiteti i çdo institucioni varet në mënyrë thelbësore nga njohja, respektivisht pranimi i tij nga ana e qytetarëve”.
“Qytetarët serb në këtë kuadër janë në pozicionin më të vështirë të mundshëm; ata duhet të përcaktohen për jetë të mëtejshme bazuar në realitetin politik tashmë të krijuar nga shpallja e Republikës dhe ndërtimi i institucioneve të saj edhe në veri [2008], apo të vazhdojnë jetën paralele e me iluzione se janë pjesë e Serbisë”, theksoi Ramabaja.
Krejt në fund, Ramabaja thotë se Republika e Kosovës apo legjitimiteti i saj, bazohet në faktin se ajo përfaqëson një projekt paqeje.
“Rrjedhimisht edhe zgjedhjet në veri duhet konceptuar si realizim i këtij projekti. Sa më shpejt të kuptohet ky fakt, aq më mirë do të ishte si për serbët e veriut, ashtu edhe për Beogradin”, përfundoi Ramabaja.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen pasi kryetarët nga radhët e Listës Serbe në komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa serbe në targa të Kosovës.
Dorëheqje patën dhënë edhe serbët e punësuar në gjyqësor, administratë, polici dhe në doganë të Kosovës.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale janë shpallur fillimisht për 18 dhjetor 2022, por, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare, janë shtyrë vetëm dhjetë ditë para mbajtjes së tyre.
Lista Serbe, edhe atëherë, ka refuzuar pjesëmarrjen, edhe pse Qeveria e Kosovës ka pezulluar vendimin për riregjistrimin e makinave, në bazë të një marrëveshjeje me Serbinë.
