Të fundit

LVV-ja merr meritat për heqjen e vizave: E përmendëm veç dy herë në program, ndryshoi gjithçka

Kriteret për liberalizim të vizave i kishim plotësuar që të gjitha e megjithatë për vite me radhë nuk kishim liberalizim.

Kështu e nis postimin Lëvizja Vetëvendosje në Facebook, teksa mburret për miratimin e liberalizimit të vizave, vendim ky që u mor sot nga Parlamenti Evropian.

Për më tepër, LVV-ja thotë se në programin e tyre vetëm dy herë kanë përmendur liberalizimin e vizave”.

“Raportet e jashtme në vazhdimësi e cilësonin vendin tonë si shtet me elemente të kapjes së shtetit, me krim dhe korrupsion shumë të lartë. Ne në programin tonë vetëm dy herë kemi përmendur liberalizimin e vizave. Vetëm dy herë e kemi përmendur liberalizimin e vizave në programin tonë sepse kemi shpjeguar se ka situatë kundërthënëse të cilës duhet adresuar dhe këtë e kemi bërë”, thuhet në postimin e LVV-së

“Gjatë këtyre dy viteve në qeverisje të gjitha raportet e jashtme flasin ndryshe për Republikën e Kosovës. Në këtë graf shihni ato më kryesoret. Shihni atë që tashmë vërehet që ka ndryshuar shumëçka në Kosovë dhe jo vetëm imazhi”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci