Të fundit

Gjendet një trup i pajetë në Liqenin e Badovcit

Një trupi i pajetë i një personi është gjetur në liqenin e Badovcit.

Kështu kanë bërë të ditur për Paparaci.com nga Policia e Kosovës, ndërsa në operacion kanë qenë të përfshirë edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Dyshohet se sipas të dhënave fillestare, bëhet fjalë për G.G i raportuar i zhdukur nga familjarët para 2 ditësh.

“Sot rreth orës 11:30,  nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit është  gjetur një trup i pajetë. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin  mashkull G.G, i cili nga familjarët  është raportuar i zhdukur më datën 17 prill 2023, në stacionin e Lipjanit”, thanë nga policia për Paparaci.com.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci