Të fundit

Pushteti nxjerr “artilerinë” për sulm ndaj Blerim Isufajt – Arbër Rexhajn

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, e ka sulmuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasiqi.

Ai ka shkruar se Isufaj po dëshiron me çdo kusht që të bëhet Kryeprokuror i Shtetit edhe pse krerët e shtetit se duan atë.

“Kush është ky Blerim Isufaj që nuk e duan për kryeprokuror asnjëri nga tre krerët shtetëror (Presidentja, Kryeministri e Kryeparlamentari) e megjithatë don që me çdo kusht e për çfarëdo çmimi të bëhet Kryeprokuror?! Ai ka siklet të madh diku e mbështetje jo të vogël prej ndokujt”, ka shkruar deputeti i VV-së.

Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale, që drejtohet nga Blerim Isufaj.

Isufaj për afër një vit nuk po dekretohet nga presidentja, Vjosa Osmani si Kryeprokuror i Shtetit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci