Të fundit

Kurti reagon pas arrestimit të Kryeshefit të KEK-ut, sulmon prokurorin Isufaj

Kryeministri Albin Kurti e ka sulmuar ashpër sistemin e drejtësisë dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, në një fjalim në Kuvendin e Kosovës të enjten.

Kurti kritikoi punën e Prokurorisë së Shtetit, derisa tha arrestimi i Nagip Krasniqit, kryeshefit të KEK-ut, “tani është punë e prokurorisë”.

“Është e vërtetë që dje u arrestua kryshefi i KEK-ut, tash ai është në ndalim, është sistemi i drejtësisë që merret me çështjen e tij, kjo çështje ka fakte dhe urojmë që të merren me profesionalizëm dhe përpikëri. Pati një gëzim opozitar për arrestimin e Krasniqit mirëpo ky është kryeshef i opozitës jo i prokurorisë. E dimë që ka pasur keqpërdorime në KEK, por nuk janë hetuar nga prokuroria, prokuroria është shumë e zellshme në këtë rast kur fitimi i KEK-ut ka qenë 107 milion euro”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti nuk i ndali sulmet gjatë gjithë fjalimit ndaj Prokurorisë së Shtetit, e sidomos ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Shefi i ekzekutivit tha se ekziston një disponim i Prokurorisë së Shtetit kundër qeverisë së udhëhequr prej tij.

“Zelli i prokurorisë për tu marrë me keqpërdorimet e mëhershme ka qenë zero, ndërsa zelli për t’u marrë me Krasniqin që ia solli 107 milionë euro fitim KEK-ut ka qenë i madh”, ka thënë ai.

“Unë nuk kam dyshim që në Prokurorinë e Shtetit ekziston një disponim politik negativ ndaj pushtetit të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka deklaruar Isufaj. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci