Të fundit

Nagip Krasniqit i caktohet paraburgimi për 1 muaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Kështu kanë njoftuar nga Zyra për Media e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke thënë se i njëjti është i dyshuar për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit, shkruan Paparaci.com.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale për të pandehurin N.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, Ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1 i KPRK-së, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe Konflikti i interesit nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thotë Gjykata.

Gjykata e e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë dhe e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji. /Paparaci.com/

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci