Të fundit

Autobusi me pasagjerë merr flakë mbi urë

Mesditën e sotme një autobus ka marrë flakë në lëvizje në urën Liberta, në drejtim të Venecias në Itali. “Corriere” shkruan se nuk ka pasur pasagjerë të lënduar, të cilët zbritën në kohë dhe të sigurt sapo shoferi konstatoi zjarrin.

Autobusi mori flakë mbi urën mes Venecias dhe Mestres që është bllokuar për disa orë për shkak të autobusit të djegur. Pamjet tregojnë re të mëdha tymi dhe flakësh, ndërsa në vendngjarje shkuan disa ekipe të zjarrfikësve.

Nga ana tjetër, edhe pse zjarrfikësit ndërhynë për të shuar flakët mjeti u dogj plotësisht.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci