Një person është sjell pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:40, njoftoi Policia e Kosovës.
Viktima ishte mashkull dhe rezident i Qendrës Integruese dhe Rehabilituese.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Shtime 22.04.2023 – 12:40. Në QKMF Shtime është sjellë pa shenja jete një mashkull Shqiptar shtetas i huaj. Viktima ka qenë rezident i Qendrës Integruese dhe Rehabilituese. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori kujdestar. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
