Të fundit

​Osmani: Komuniteti turk e pasuron mozaikun e diversitetit në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar komunitetin turk për Ditën Kombëtare të Turqve të Kosovës.

Ajo ka thënë se komuniteti turk e pasuron mozaikun e diversitetit në Kosovë, thuhet në komunikatën për media.

“Republika e Kosovës përbëhet nga komunitete me prejardhje, kultura dhe përvoja të ndryshme. Secili prej tyre sjell një perspektivë unike dhe përvoja që e pasurojnë jetën tonë. Komuniteti turk është një urë e fuqishme lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”.

“Pjesëmarrja aktive e komunitetit turk në jetën politike, parlamentare, kulturore e sociale e pasuron mozaikun e diversitetit në Kosovë. Kosova Türklerinin günü kutlu olsun!”, thuhet në deklaratën e Osmanit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci