Të fundit

Bahtiri shpall fitoren e VV-së në Mitrovicë të veriut dhe Leposaviq

Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur për zgjedhjet në katër komunat në veri nga selia e VV-së në Mitrovicë të Veriut.

Bahtiri ka thënë se, sipas të dhënave paraprake, VV ka fituar zgjedhjet në Mitrovicë të veriut dhe në Leposaviq, ndërsa në dy komunat tjera po presin informacionet e para.

Bahtiri ka thënë në Dukagjini se shpreson që kryetarët e rinj të zgjedhur do të jenë kryetar gjithpërfshirës.

“Këtu është një gjë e sigurt që ka fituar VV-ja dhe po shpresoj që kryetari i porsazgjedhur do të jenë kryetar i të gjithë qytetareve do t’i shërbejë të gjithëve pavarësisht cilit nacionalitet i takojnë ata. Shpresoj që do të gjejë një mirëkuptim me të gjithë dhe është bërë më e mira që është e mundur të ndodhë ndonjëherë. Sa jam i njoftuar është Leposaviqi dhe Mitrovica e Veriut që është e VV-së të tjerat nuk janë numëruar të gjitha”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci