Të fundit

Arteta thotë se ndeshja ndaj Man City nuk është vendimtare për titullin e Premierligës

Me pesë pikë më shumë se Manchester City që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta beson se përballja mes dy kryesuesve të Premier Ligës nesër nuk do të jetë vendimtare për epilogun e kampionatit.

Në konferencë për media para përballjes ndaj Manchester Cityt, Arteta ka theksuar ndeshja ndaj skuadrës së Pep Guardiolës nuk është vendimtare për titullin e Premierligës, por pranon se skuadra e tij duhet të jetë përfekte.

“Nëse fitojmë nesër mbrëma nuk e kemi fituar ligën, kjo është e sigurt. Do të ndryshojë pak përqindjet, por me pesë ndeshje të mbetura pas kësaj, do të jetë akoma shumë e ndërlikuar. Ne donim ta mbyllnim atë boshllëk sa më shumë që mundëm dhe jemi ballë për ballë me ta. E dinim se duhej të shkonim në Etihad. A do të përcaktojë sezonin? Përgjigjja është jo”, ka thënë trajneri i Arsenalit.

City është i pamposhtur në 16 ndeshje në të gjitha garat që nga humbja ndaj Tottenhamit në fillim të shkurtit, me 13 fitore dhe tre barazime në atë seri. Kurse, Arsenali ka barazuar në tri ndeshjet e fundit.

Përballja mes Manchester Cityt dhe Arsenalit do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci