Të fundit

Mustafa: Veliu do ta fitonte Podujevën në këto zgjedhje

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se i ka rënë pishman që ka emëruar Agim Veliun në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti 1.

Sipas tij ka qenë veprim i gabuar që e ka tërhequr nga pozita e kryetarit të Podujevës, pasi ai kishte dhënë një kontribut të madh në Podujevë. Madje Mustafa ka deklaruar se me Veliun do ta ftonin Podujevën edhe në këto zgjedhje.

“Ndoshta nuk është dashtë që ta bëjmë atë. Nuk është dashtë. Sepse z. Veliu ka dhënë një kontribut të madh në Podujevë. I ka fituar zgjedhjet disa herë atje. Ka qenë nënkryetar i LDK-së. Është themelues i LDK-së. Tash ndaj z. Veliut për një periudhë të gjatë është zhvilluar një fushatë mjaft e egër ndaj tij siç është zhvilluar edhe ndaj meje, mirëpo unë konsideroj që po që se nuk do të tërhiqej z. Veliu nga atje, ne do ta kishim edhe sot Komunën e Podujevës të fituar”, është shprehur ai në KTV.

Mustafa sërish është ankuar për shkarkimin e Veliut nga ana e Albin Kurtit.

“Sa i përket koalicionit, unë e kisha informuar zotin Kurti edhe përpara me një letër që në qoftë se ne s’arrijmë pajtim të përbashkët për heqjes së tarifës që e vuro Qeveria e zotit Haradinaj dhe moszbatimi i reciprocitetit për një periudhë të caktuar kohore, do të kemi problem për vazhdim të koalicionit më tutje. Problemi ishte me Qeverinë amerikane dhe kërkesa që shtrohej edhe nga SHBA-ja dhe BE-ja për tarifat. S’është diskutuar fare për Veliun. Por menjëherë ai mori vendim për shkarkim. Veliu ishte vetëm shkas, por problemi ishte për mospajtimet tona të brendshme për qasjen ndaj SHBA-së sepse haptas kërkohej që qeveria të heqë tarifat e t’i japë shans dialogut. Shkas pastaj u bë zoti Veliu sepse ndodhi që kryeministri Kurti ta shkarkojë një ministër tonin. Pa marrë parasysh a ishte apo jo nënkryetar s’mund ta bënte shkarkimin në bazë të marrëveshjes që kishim sepse në të përcaktohej që s’mund të shkarkohej asnjë anëtar i qeverisë pa mirëkuptim të të dyja palëve”, ka deklaruar Mustafa.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci