Të fundit

Stano: BE-ja ka regjistruar se Serbia votoi kundër Kosovës në SE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se institucionet e Brukselit “kanë marrë në dije” se Serbia ka votuar kundër pranimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Stano, megjithatë, nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen nëse BE-ja e konsideron këtë shkelje të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Paparaci.

Më 27 shkurt, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Në takimin e mbajtur më 18 mars në Ohër, ata u pajtuan për aneksin e zbatimit të të gjitha neneve të kësaj marrëveshjeje.

Neni 4 i marrëveshjes parasheh që Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Liderët nuk e nënshkruan këtë marrëveshje dhe pavarësisht kësaj, pala evropiane e konsideron marrëveshjen ligjërisht të obligueshme për të dyja palët.

“Diskutimet për nënshkrimin (e marrëveshjeve) janë krejtësisht të padobishme dhe të parëndësishme. Ekziston një angazhim në nivelin më të lartë politik dhe ai angazhim tani është bërë i detyrueshëm në procesin e anëtarësimit për të dyja palët. Progresi në dialog dhe zbatim do të reflektohet politikisht dhe financiarisht në rrugëtimin e tyre evropian”, ka thënë Stano.

Ai konfirmoi se marrëveshja e arritur në Ohër është ende e vlefshme dhe se fokusi i të gjithëve duhet të jetë në zbatimin e gjithçkaje për të cilën janë marrë vesh liderët./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci