Të fundit

Futbollistet e Prishtinës stërvitin me Barcelonën

Vajzat e klubit të futbollit, Prishtina kanë udhëtuar drejt Barcelonës ku do të zhvillojnë stërvitje të rregullta me njërin prej klubeve më të mirë në botë.

Nën udhëheqjen e trajnerit, Musa Selimi, futbollistet prishtinase do të kenë mundësinë të tregojnë talentin e tyre në njërën prej akademive më të mëdha në botë.

Udhëtimi i tyre drejt Barcelonës është bërë pas ftesës nga klubi katalunas, teksa lajmin e ka bërë të ditur drejtori i sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

Gjatë kësaj jave në Barcelonë do të zhvillohet edhe ndeshja gjysmëfinale e UEFA Women Champions League mes Barcelonës dhe Chelseat, ku futbollistet prishtinase do të kenë mundësi ta ndjekin nga afër.

Përpos stërvitjeve ata do të zhvillojnë edhe dy ndeshje miqësore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci