Të fundit

Asambleistja e PDK-së në Rahovec i bashkohet AAK-së

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar se sot AAK-së iu ka bashkuar Floridë Bajraktari, e cila deri më sot ishte pjesë e PDK-së.

Bajraktari, ka të përfunduar masterin në ekonomi, e angazhuar për një periudhë të gjatë si një aktiviste e vlerësuar për shërbim ndaj interesave të qytetarëve, e zgjedhur prej tyre 3 herë anëtare (asambleiste) e Kuvendit Komunal në Rahovec.

Latifi i uroi mirëseardhje Bajraktarit dhe tha që me vizionin e Aleancës do të bëjmë shumë punë të mira.

“Floridë Bajraktari, me profesion master në ekonomi, e angazhuar për një periudhë të gjatë si një aktiviste e vlerësuar për shërbim ndaj interesave të qytetarëve, e zgjedhur prej tyre 3 herë anëtare (asambleiste) e Kuvendit Komunal në Rahovec, deri tash ka qenë pjesë e PDK-së, e nga sot është pjesë e AAK-së.
Përkushtimi i madh dhe rezultatet tona konkrete dhe të vazhdueshme në qeverisje komunale, rrisin dhe forcojnë besimin te çdo qytetar e aktivist që është i përcaktuar t’i shërbejë interesit të përgjithshëm publik.
Floridë, mirë se erdhe në AAK, në vizionin tonë të qartë. Së bashku t’i japim edhe më shumë qytetarëve tanë dhe vendit tonë!
Faleminderit për besimin!
Na priftë mbarë e për suksese të reja”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci